Adem Maliqi është futbollisti më i ri i Llapit.
Klubi i Tahir Batatinës, KF Llapi ka transferuar Adem Maliqin pak para fillimit të garave evropiane. Si fitues i Kupës së Kosovës, KF Llapi do të luajë në kualifikimet e UEFA Conference League.
Maliqi i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e Llapit tha se vendimi për t’u kthyer në Podujevë nuk ishte i vështirë.
“Ndihem shumë mirë për rikthimin te Llapi. Jo, vendimi nuk ishte i vështirë, pasi që Llapi është klubi i fëmijërisë dhe klubi i qytetit tim”, tha fillimisht Adem Maliqi.
23 vjeçari poashtu tha se në Evropë, KF Llapi ka për synim të arrijë sa më lartë.
“Me Llapin në Evropë synojmë që të arrijmë sa më lartë dhe të përfaqesojmë Kosovën sa më mirë në garat evropiane”, përfundoi ai.