Rrëzoi në tokë selektorin e Shqipërisë, ja çfarë lojtari çek

Futboll

Rrëzoi në tokë selektorin e Shqipërisë, ja çfarë lojtari çek

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:12
Rrëzoi në tokë selektorin e Shqipërisë, ja çfarë lojtari çek

Një episod që shkaktoi tension në ndeshjen e djeshme miqësore të Shqipërisë ndaj Republikës Çeke, ishte edhe momenti kur trajneri Edi Reja përfundoi në tokë. Edhe pse po qëndronte i qetë në zonën e tij, italiani u shty nga një prej futbollistëve çekë dhe e humbi ekuilibrin.

Stafi dhe lojtari i dolën në mbrojtje trajnerit, megjithatë lojtari që shkaktoi incidentin, Vladimir Kufal, kërkoi falje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai theksoi se nuk e pa Rejën dhe nuk mundi ta shmangte kontaktin me të.

“Edhe njëherë tjetër dua t’i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja, e pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndalja lëvizjen time”, shkruan në reagimin e tij lojtari i Uest Ham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat