Shqipëria humbi me shifrat 3-1 përballë Çekisë, ku ajo kryevepër e Cikalleshit nga distanca e vetme nuk mjaftoi për të marrë një rezultat pozitiv në Pragë. Goli i sulmuesit kavajas ka lënë të mahnitur jo vetëm portiertin kundërshtar, por edhe autorin e golit të tretë, Celustka, i cili shprehet se Cikalleshi e ka goditur topin si kurrë më parë në karrierën e tij.
“Mendoj se funksionoi për ne. Goli i pësuar na vjen keq, ndoshta duhet të reagonim më shpejt ndaj një goditje direkte dhe të qëndronim para topit. Lojtari shqiptari goditi topin si kurrë më parë… Por ne e kthyem rezultatin në anën tonë dhe fituam”, është shprehur Ondrej Celustka.
Ndërkohë përsa i përket 90 minutave në fushën e lojës kanë folur edhe autorët e dy golave të tjerë, Masopust dhe Schick.
Ky i fundit vlerëson ekipin e Shqipërisë për faktin se ka lojtarë cilësorë, por thekson se Kombëtarja e tij i ndoqi me sukses planin e përgatitur para ndeshje.