Dy garat e fundit të botërorit 2021 të Formula 1 kanë vënë në krizë makinën kampione Mercedes, që ka humbur kryesimin e renditjes botërore. Madje nga gara e fundit në Baku, Mercedes u largua me 0 pikë.
“Si në Montekarlo ashtu dhe në Baku nuk kishim një makinë kompetitive.
Nuk arrijmë të sjallim gomat në temperaturën e duhur. E dimë që kemi disa probleme, por jemi të inatosur për këto rezultate dhe do ta kthejmë këtë inat në energji pozitive”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.
“Ndonjëherë ndodh që të kesh edhe fatin kundër, si ndodhi në Baku. Nuk jemi të shpejtë, kemi bërë gabime dhe në provat zyrtare jemi të avashtë. E dimë nivelin që duhet për të fituar kampionatin, ndaj shpresoj që gjërat të ndryshojnë shpejt”, tha Wolff.