Epoka “Mourinho” ende nuk ka nisur me kapacitet të plotë te Roma.
“Special One”, tepër i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, në një prononcim të fundit theksoi se u ndje menjëherë i lidhur me pronarët e skuadrës nga kryeqyteti italian.
“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët e klubit. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Më pëlqeu mënyra se si u afrua Friedkin. Kemi kaq shumë për të bërë. Komunikimi i drejtpërdrejtë I bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj, më pëlqen t’i kem njerëzit përballë”.
Sigurisht që fjala e Mourinhos peshon shumë edhe kur pyetet për Europianin, për skuadrat e tij të preferuara.
“Anglia mund t’ia dalë, por Franca ka skuadrën më të mirë. Të tjerët janë të gjitha, aty”.
Më në fund portugezi jep konsideratën e tij mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të një ekipi kombëtar.