Reagon Cairo

Futboll

Reagon Cairo

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:59
Reagon Cairo

Andrea Belotti mund të jetë një nga protagonistët më të mirë të merkatos së verës. Kontrata që e lidh atë me Torinon do të skadojë më 2022. Fakti që muajt e fundit nuk është arritur asnjë marrëveshje për rinovimin, e bën atë veçanërisht tërheqës.

Prandaj nuk përbën rastësi që emri i sulmuesit në fjalë, javët e fundit është lakuar në disa klubeve kryesore italiane. Siç raportohet nga “Tuttosport”, profilin e tij si lojtar e pëlqen edhe Juventusi. 

Të shohësh njeriun që në gjashtë vitet e fundit ka qenë lideri i vërtetë i Torinos me fanellën bardhezi do të ishte padyshim diçka e bujshme dhe në çdo rast, për ta bërë këtë hipotezë më të ndërlikuar, ekziston vullneti i Urbano Cairo.

Presidenti i “granatave”, në fakt nuk do t’i jepte dritë jeshile një operacioni që mund ta bëjë mjedisin tepër të nxehtë në sheshin e Torinos. “Juventus do Belotti? Më duket një gjë hënore, – lexojmë në “Tuttosport”. – Edhe për perspektivën. Unë nuk kam pasur asnjë lloj qasje me Juventusin në këtë drejtim. Edhe nëse tentohet, kurrë në jetë. Belotti te Juve? Ne nuk jemi duke bërë shaka”.

Rrugët që e çojnë Belotti te bardhezinjtë duken të mbyllura, duke pasur parasysh që Cairo tashmë ka ngritur një mur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat