Klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli sot e zhvillon ndeshjen e parë të balotazhit për hyrje në Ligën e dytë, grupi i perëndimit.
Kundërshtar i tyre është skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, e cila në ndeshjen e parë pësoi disfatë nga Voska me rezultat 4-2.
Lidhur me ndeshjen në fjalë për News-TV është deklaruar kapiteni Aid Beadini. “Me të vërtetë jam shumë i emocionuar, por në anën tjetër edhe shumë i motivuar. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja për mua dhe gjithë Dobërdollin. Besoj se sot gjithë së bashku do ta shkruajmë historinë. Forca Besa”, deklaroi Beadini.
Ndeshja Besa e Dobërdollit-Fortuna nga Hasanbegu do të luhet të mërkurën (sot) në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim prej orës 17:00.
KF Besa Dobërdoll në ndeshjen e dytë do të përballet me Voskën, e cila pas ndeshjes së parë ka tre pikë, por një ndeshje më shumë se Besa e Dobërdollit. Fortuna nga Hasanbegu pas ndeshjes së para s’ka asnjë pikë.