Në tre vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, nderuan veprën dhe jetën e tij.
Ata bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh te varri i Vokrrit, në varrezat e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.
Kryeministri Kurti e ka vlerësuar lart personalitetin e Vokrrit si futbollist dhe si më meritorin për pranimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit.
“Fitoret e klubit të futbollit “Prishtina” ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores, sepse kur topi ishte në këmbën e tij, ai e pushtonte fushën. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e sportistëve tanë”, tha Kurti.