Ajet Shosholli, kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë nga nëntori i vitit 1984 deri në prill të vitit 1985, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave, sot e kujton me lot në sy ikjen në amshim para tri viteve të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
“Ne trevjetorin e ikjes në amshim, Fadil Vokrrin e kujtoj si futbollist, president dhe personalitet.
Si futbollist:
Lider në fushën e gjelbërt, lider jashtë fushës së gjelbërt, por i frikshëm për çdo kundërshtar në fushë.
Si president:
E udhëheqi futbollin kosovar me mençuri dhe gjithmonë me vizion te ri, deri në pranim në dy shtëpitë më të mëdha futbollistike në UEFA dhe në FIFA
Si personalitet:
I urtë, i dashur dhe i afërt me çdo kë, duke krijuar miqësi në të gjitha vendet ku luajti dhe veproj
BOEM mbi të gjithë BOEMAT e tjerë”, ka shkruar Ajet Shosholli në profilin e tij në facebook.