Edhe Chelsea në ndjekje të Hakimit. Pas PSG, kanë lëvizur në drejtim të tij dhe kampionët e Europës dhe shpresa e Interit është që për marokenin të nisë një ankand për të arritur te shifra e shpresuar 75 milionë euro. Me një paralajmërim, Interi kërkon vetëm të holla.
Francezët dhe anglezët ndërkohë po provojnë të përfshijnë si pjesë të operacionit kundërshpërblime teknike me lojtarë që nuk u shërbejnë projekteve të tyre.
Një lojë në të cilën Interi nuk mund të futet, pasi ka nevojë që të përfshijë përfitimin e operacionit në bilanc. Chelsea, për shembull, ka kërkuar që të propozojë Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen, qendërmbrojtës 25-vjeçar danez. Interesi zikaltër për italo-brazilianin dihet, por Ausilio dhe Marotta kanë bërë të ditur që për Hakimin duhen paguar vetëm të holla, ndërsa tratativa për Emerson mund të zhvillohet veçmas, në një moment të dytë, dhe mundësisht me formulën e huazimit.
Tani topi kalon në gjysmëfushën e bluve, që duhet të formulojnë një ofertë pa kundërshpërblime teknike. Baza e ankandit, duke shpresuar që të shtohen edhe klube të tjera të mëdha të Europës, duke filluar që nga Bayerni, mbeten 60 milionë eurot që janë vënë në tavolinë nga Paris Saint Germain. Francezët janë të parët që kanë lëvizur konkretisht, duke riformuluar ofertën në të cilën fillimisht ishte përfshirë edhe mesfushori Paredes, tani Interi pret që të ngrenë shumën.