Me ardhjen e Ancelottit, “Galaktikët” i kanë ofruar një kontratë të re mbrojtësit francez.
Gjiganti spanjoll Real Madridi është duke pritur përgjigjen e Raphael Varanes për kontratën e re që i është ofruar, raporton “Marca”.
Kontrata aktuale e mbrojtësit francez do të skadojë në qershor të vitit 2022, dhe momentalisht 28-vjeçari është duke i konsideruar opsionet e tij.
Skuadrat që kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e Varanes janë Manchester United dhe Paris Saint-Germain, dhe mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merr ai.