“Copa America” u kthye në një çështje për Federatën e Futbollit në Amerikën Latine duke ndryshuar dy herë vendodhjen vetëm brenda pak ditësh.
E planifikuar për tu luajtur në Kolumbi, kompeticioni i rëndësishëm u shty të luhej në Argjentinë për shkak të problemeve politike dhe protestave të shumta në Kolumbi, ndërsa më pas u ndryshua përsëri vendodhja, dhe u vendos të luhet në Brazil sepse Argjentina shprehu gjendjen alarmante mbi numrin e lartë të infektimeve me Covid-19 në vendin e saj.
Por vetë Brazili nuk e priti mirë këtë vendim duke sjellë reagime të shumta pasi vendimi u mor vetëm disa ditë para fillimit të kompeticionit dhe gjeti të papërgatitur organet shtetërore. Mbi këtë vendim ka reaguar dhe vetë kombëtarja “selesao”, ku Nejmar me shokë kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre lidhje më ketë vendim.
“Ne jemi një grup i bashkuar, por me ide të ndryshme. Për arsye të ndryshme, humanitare ose profesionale, ne jemi të pakënaqur me federatën që zhvillon Kupën e Amerikës, pa marrë parasysh nëse u organizua në Kili ose Brazil. Ne kurrë nuk do t’i themi jo kombëtares sepse nuk duam ta marrim këtë vendim politik”, u shpreh Nejmar me shokë.