Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë e udhëhequr nga Astrit Merko arriti të merr fitore minimale ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë nga turneu ndërkombëtar “Bansko Pirin Womens Cup”.
Futbollistet tona regjistruan fitore me rezultat 1:0. Autore e golit të vetëm në ndeshje ishte Olivera Çokleska në minutën e 13-të.
Përfaqësuesja jonë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plot meritë morën fitoren.
Ndeshjen e dytë në këtë turne do ta luajmë me 14 qershor kundër nikoqirit, përfaqësueses së Bullgarisë.