Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kujton legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
"9 qershori i sotëm shënon tre-vjetorin e ikjes në amshim të legjendës së futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri.
9-shi me të cilin krenoheshim të gjithë në vitet e arta të KF Prishtina, do të kujtohet përherë nga Lëvizja Olimpike e Kosovës, të cilës i shërbeu edhe në vitet e fundit, duke qenë nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kontributi i Vokrrit ishte i jashtëzakonshëm edhe nën drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilën arriti ta largojë nga izolimi, për ta bërë anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s.
Legjenda Vokrri ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë inspirim për gjeneratat e reja, të cilat u rritën duke kënduar e veshur fanellën e 9-shit të Prishtinës dhe jo vetëm", shkruan Krasniqi.