Si duket një “luftë e ftohtë” ka nisur Brenda klubit madrilen ku protagonist janë bërë presidenti i klubit, Florentino Perez dhe kapiteni i skuadrës Serxhio Ramos.
E ardhmja e Ramos është kthyer në çështje në shtëpinë e madrilenëve, pasi palët kanë 6 muaj negociata dhe ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Ramos kërkon të qëndroje, por është kryeneç dhe nuk dëshiron t’ia komunikojë vendimin klubit pasi pret telefonatën e presidentit Perez.
E njëjta situatë për numrin një të madrilenëve, i cili pret telefonatën e Ramos që të kërkojë rinovimin. Lufta frontale ka nisur më herët, por gjithçka është kaluar në qetësi. Gjithashtu e ardhmja e 35 vjeçarit varet dhe nga Varane, të cilit i skadon kontrata në vitit 2022 dhe ende nuk ka rinovuar.
Francezit ka kohë që i është vënë para kontratat e rinovimit, por nuk ka zgjedhur ende të ardhmen e tij. Edhe e ardhmja e mbrojtësit tjetër, Naço duket në ajër. Spanjolli kërkon të dijë pozicionin e tij në klub dhe nuk dëshiron që të jetë më lojtar stoli.
Ardhja e Karlo Ançelotit nuk ndryshon asgjë, megjithëse tekniku Italian ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Ramos, por ky është një vendim që i takon klubit dhe veçanërisht presidentit Perez.