Vllaznia nga Shkodra është një nga katër klubet shqiptare që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane këtë verë.
Por, në ndalim nga tri të tjerat, shkodranët pritet që ta nisin të fundit punën për Europën.
Partizani dhe Laçi i kanë nisur seancat e para me 7 qershor, ndërsa Teuta pritet që të grumbullohet nesër.
Ndërsa te Vllaznia parashikohet që pushimet të marrin fund këtë fundjavë dhe më 14 qershor ekipi të kryejë seancën e parë stërvitore për turin e parë në Konferencë Ligë.