Vetëm pak orë pasi zyrtarizoj Mauricio Sarrin në krye të skuadrës, ka reaguar dhe vetë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me ish-trajnerin juventin.
Nëpërmjet një interviste në ‘’Adnkronos’’, Lotito u shpreh:
‘’Ne kemi përfunduar zotimet që kemi bërë, me një trajner i cili do të lejojë klubin të zhvillohet dhe të arrijë qëllimet e tij, në përputhje me potencialin dhe ambiciet e klubit”.
Sarri është konfirmuar si tekniku i kryeqytetasve për dy sezonet e ardhshme teksa do të fitojë 3.3 milionë euro në sezon.