Drita në bisedime me sulmuesin e saj, Nuhiu e ka në plane për edicionin e ri

Futboll

Drita në bisedime me sulmuesin e saj, Nuhiu e ka në plane për edicionin e ri

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:49
Drita

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka nisur punën për të ndalur disa nga lojtarët e saj kyç për edicionin tjetër.

Një nga sulmuesit e Dritës që i skadon kontrata në fund të muajit qershor është Festim Alidema.

Sulmuesi nga Pozherani i Vitisë është i huazuar te “bardhekaltrit” nga klubi kroat Slaven Belupo.

Image

Media mëson se klubi gjilanas tashmë ndodhet në bisedime me lojtarin për të vazhduar kontratën dhe qëndrimin në klub për edicionin e ardhshëm.

Alidema në 28 ndeshje sa është aktivizuar këtë edicion për “Intelektualët” e kishte gjetur rrugën e golit 7 herë, ndërkohë kishte dhuruar edhe tri asistime.

Vllaznia e Pozheranit dhe Llapi janë dy skuadrat ku Alidema ka bërë karrierë në futbollin e Kosovës.

Drita së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin e mirënjohur, Përparim Islamin si transferimin e parë të afatit kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat