Federata e futbollit të Anglisë i ka dënuar sot gjashtë klubet e këtij kampionati që morën pjesë në idenë e formimit të Superligës Evropiane e cila më pas dështoi vetëm pas 48 orëve.
Klubet janë dënuar me 22 milionë funte të cila sipas njoftimit do të shkojnë drejt së mirës së lojës.
“Gjashtë klubet angleze të përfshira në propozimin për të formuar Superligën Evropiane kanë pranuar sot edhe një herë se veprimet e tyre ishin një gabim dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për Premier League dhe të ardhmen e futbollit anglez. Ata u kanë kërkuar falje me gjithë zemër tifozëve të tyre, klubeve të tjerë, Premier League dhe FA.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo federatë.
“Si një gjest i vullnetit të mirë, klubet kanë rënë dakord kolektivisht të japin një kontribut prej 22 milionë funteve, e cila do të shkojë drejt së mirës së lojës, duke përfshirë investime të reja në mbështetje të tifozëve, futbollit bazë dhe programeve të komunitetit.”
Për më tepër, klubet kanë rënë dakord të mbështesin ndryshimet e rregullave në mënyrë që çdo veprim i ngjashëm në të ardhmen të çojë në një zbritje prej 30 pikësh.”
Secili prej gjashtë klubeve, në atë rast, do t'i nënshtrohet gjithashtu një gjobe shtesë prej 25 milionë funte.”, përfundon deklarata e përbashkët.