As në fusha të improvizuara nuk ishin të qetë, edhe aty ndërpriteshin stërvitjet dhe ndeshjet nga milicia e okupatorit serb.
Megjithatë sportistët shqiptarë nuk u ndalen asnjëherë por veproni së bashku sikur një ushtri mirë e organizuar dhe e zhvillonin Kampionatin e Kosovës.
Besim Gjyrevci i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë futbollist i gjithanshëm duke luajtur për ekipin e Lirisë (Fushë Kosova) në vitet e 90-ta.
Gjyrevci ka qenë disa herë i maltretuar nga milicia e regjimit kriminal serb.
Ai luante si mesfushor e herë si mbrojtës, aty ku e kërkonte nevoja dhe është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës.
“Para se të pavarësohet sporti i Kosovës nga ai ish jugosllav, unë luaja për fshatin tim në Bardh të Madh (ish Bellaqevci).
Në vitin 1997, më kujtohet si sot luanim me Feronikelin në Miradi të Poshtme, aty erdh policia serbe dhe e ndërpreu ndeshjen.
E mori me vete kryetarin e Feronikelit, Avdi Krasniqi, si dhe gjyqtarin Gani Bullatovci. Unë kam ikur aty, por policia janë shkuar në lokal tim, e kanë marrë vëllaun dhe e kanë maltretuar e rrahur.
Ka pasur shumë raste tjera”, tregon Gjyrevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.