Barcelona dhe Osman Dembele janë në një udhëkryq sa i përket të ardhmes, duke qenë se palët nuk kanë nisur negociata për rinovimin e kontratës që përfundon sezonin e ardhshëm.
Me rendimentin që francezi ka treguar, te katalanasit nuk do ta kishin problem edhe nëse do ta humbisnin në këtë merkato, për të mos e rrezikuar një largim të tijin me parametër zero.
Madje, drejtuesit blaugranë kanë edhe një alternativë në rast se Dembele largohet. Fjala është për Rahem Sterling të Mançester Sitit. Ky i fundit ka pasur një sezon me shumë ulje e ngritje dhe raporti me trajnerin Pep Guardiola ka nisur të ftohet.
Ndërkaq, te Barcelona janë të gatshëm edhe të ofrojnë futbollistë në shkëmbim për të mos e paguar plotësisht në para kartonin e anglezit. Kujtojmë se këtë merkato, Barcelona dhe Mançester Siti kanë bashkëpunuar për Erik Garsian.