Armend Dallku vazhdon kontratën edhe për një vit me ekipin e Dukagjinit nga Klina.
Dukagjini është rikthyer në elitën e futbollit po ashtu ka qenë edhe në finale të Kupës së Kosovës.
“Shtabi teknik i trajnerëve, e vazhdon punën edhe për një vit me klubin e Dukagjinit.
Sot është arritur marrëveshja ne mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që te vazhdojnë punën edhe për një vit.
Drejtori sportive sot edhe zyrtarisht është dakorduar që ne bankën tonë te vazhdojnë punën e tyre, z. Armend Dallku (kryetrajner) se bashku me ndihmësit e tij, z. Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe trajner i grupmoshave me saktësisht juniorët”, njofton KF Dukagjini.