Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u zhvillua ndeshje revyale në përkujtim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Veteranët e Llapit sot zhvilluan një ndeshje për nder të 3 vjetorit të vdekjes së Presidentit legjendar, Fadil Vokrri.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin 'Zahir Pajaziti', prodhoi një lojë të mirë, kurse këtë ndeshje me prezencën e tyre e nderuar, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetrajneri i KF Llapi, Tahir Batatina.
Kujtimi për Fadil Vokrrin nga të gjithë futbolldashësit është gjithmonë prezent, ndërsa zbrazëtia dhe madhështia që ka lënë ai është e madhe”, njofton KF Llapi.