Sacchi: Sarri nuk ka nevojë për këshilla

Futboll

Sacchi: Sarri nuk ka nevojë për këshilla

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:15
Sacchi: Sarri nuk ka nevojë për këshilla

“Sarri nuk ka nevojë për këshilla, ai tashmë e di se çfarë duhet të bëjë. Ai është një trajner që di të japë stil për skuadrat dhe kjo nuk është për të gjithë njesoj”

Duke folur kështu, në faqet e La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi jep mendimin e tij për ardhjen e trajnerit te Lazio:

“Unë me të vërtetë mendoj se sezoni i kaluar te Juventus i ka mësuar atij shumë gjëra. Dhe që kur po flasim për një njeri inteligjent jam i sigurt që kjo përvojë e ka përmirësuar atë. Ai do të jetë i lumtur te Lazio”.

A rritet niveli i Serie A me Sarri? “Unë them po, sepse trajnerët duhet të jenë mjeshtra, strategë dhe jo vetëm taktikë. Sarri është dikush që mëson futboll, djemtë e tij vetëm duhet ta ndjekin atë dhe do të shihni se ata do të marrin kënaqësi të madhe. Sigurisht, duhet pak kohe në fillim, sepse kështjellat nuk ndërtohen brenda natës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat