Largohet nga Tirana!

Futboll

Largohet nga Tirana!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:58
Largohet nga Tirana!

Tirana humbet pjesët e saj më të rëndësishme. Pas Agustin Torassës edhe Elton Cale është larguar zyrtarisht nga bardheblutë.

Braziliani i cili në sezonin e fundit u aktivizua pak me kryeqytetasit për shkak të problemeve të shumta fizike, ka vendosur t’i thotë lamtumirë Tiranës pas dy sezonesh si bardheblu ku sidomos në vitin e parë spikati me paraqitjet e tij duke udhëhequr skuadrën që në atë periudhë drejtohej nga Emanuel Egbo. Ka qenë vetë Elton Cale i cili me një postim në Instagram ka zyrtarizuar largimin nga Tirana, me brazilianin që tashmë është një futbollist i lirë në treg.

“Provova të mos shkruaja lamtumirë, por qenka e pamundur. Nuk mund të ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit presidentit Refik Halili për mundësinë që më dha që të luaj me Tiranën.

Tani ju jeni shumë tifozë të çmendur atje (në kuptimin e mirë), ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për emocionet e dhuruara. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time sa herë që kam veshur fanelën bardheblu, e cila gjithmonë do të mbetet e veçantë për mua.

Ndoshta një tjetër superlojtar do të vijë, por jo si unë. Unë po largohem duke lënë një trofe kampioni me një 5-1 të paharrueshëm në derbi. Kështu që unë e kreva punën time. Faleminderit shumë. Elton Cale dhe familja ime”, shkruan 32-vjeçari Cale në Instagram, i cili me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat