Prishtina kujton legjendën e futbollit Fadil Vokrri. Kapiteni i gjeneratës së artë të Prishtinës (viteve të 80-ta) iku në amshim me 9 qershor të vitit 2018 kur ishte në pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Në tre vjetorin e ikjes së futbollistit më të madh të klubit, ikonës, Fadil Vokrri, e kujtojmë së bashku me gjeneratën e 1983/84, njëra ndër më të suksesshmet atëkohë në ish-Ligën e parë Federative.
Le të shërbejë kjo si inspirim për gjeneratën e sotme që skuadra të arrijë sa më larg në garat ndërkombëtare.
Foto, në këmbë lartë nga e majta: Fadil Vokrri, Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviç, Skender Shengyli, Faton Domi, Agim Cana.
Ulur nga e majta: Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq”, shkruan në faqen e FC Prishtina.