Buffon tek skuadra e Barcelonës?

Futboll

Buffon tek skuadra e Barcelonës?

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:15
Buffon tek skuadra e Barcelonës?

Gazeta spanjolle ‘’Sport’’ ka hapur një sondazh mbi afrimin e mundshëm të Giggi Buffon tek skuadra e Barcelonës.

Pasi mbylli kontratën me Juventusin, 43 vjeçari është vënë në kërkim të një skuadre elitare dhe po shqyrton me kujdes të gjitha mundësitë.

Ndërsa në krahun tjetër, katalanasit me afrimin e Agueros po kërkon të formojë një kontingjent me sa më shumë eksperiencë në skuadër, dhe emri i Bufon do të ishte ideal.

Gardiani italian do të ishte zëvendësuesi i Ter Shtegen, por ndikimi i tij në rritjen e eksperiencës në skuadër do të ishte shumë i madh.

Si duket blaugranasit kanë vendosur tua lënë në dorë fansave këtë zgjedhje, të cilët kanë të drejtën të votojnë për prurjet e reja në skuadër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat