Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Izraelit, në miqësoren e fundit në prag të Kampionatit Evropian.
Dy gola u shënuan në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 42-të, futbollisti Canecelo asistoi për mrekulli deri të Fernandes i cili nga rreth 12-13 metra me një goditje të fortë dhe zhagas shënoi për 1:0.
Pas dy minutave, Cristiano Ronaldo del në skenë, i cili nga afërsia thellon epërsinë në 2:0.
Edhe në pjesën e dytë u shënuan dy gola dhe në fund të sfidës.
Në minutën e 86-të, Cancelo realizon për 3:0 dhe Fernandes (90+1’) shënon golin e dytë të tij dhe të fitores bindëse (4:0). Ndeshja u zhvillua në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë.
Portugalia me 15 qershor (18.00) zhvillon takimin e parë me Hungarinë në kuadër të grupit F. Portugezët janë në grup me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.