Skuadra e futbollit Istogu mendon për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, duke u përforcuar me sulmuesit Granit Arifajn dhe Besmir Fetahun.
“Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin e njohur Granit Arifaj.
Sulmuesi Arifaj sot ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/09/auto_199180269_4527506097277747_2000067151918455611_n1623272151.jpg)
Fetahu
Graniti luan në rolin e qendërsulmuesit, është 30 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar. 30 vjeçari ka qenë pjesë e Istogut në sezonin 2014-2015, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Onix Banja.
Në të kaluarën Graniti ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare si: Drenica, Feronikeli, Dukagjini, Hajvalia dhe Onix Banja”, njofton KF Istogu. Po ashtu Istogu firmos edhe me sulmuesin anësor Besmir Fetahu.
“Besmir Fetahu sot ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Besmiri luan në rolin e sulmuesit anësor, është 25 vjeçar dhe ka përvojë të madhe.
25 vjeçari ka qenë pjesë e Istogut nga viti 2015 deri në vitin 2018, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Onix Banja.
Në të kaluarën Besmiri ka luajtur në këto skuadra: Besa, Vëllaznimi dhe Onix Banja”, ka bërë të ditur faqja e klubit istogas.