Tottenham me trajner të ri?

Futboll

Tottenham me trajner të ri?

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 23:20
Tottenham me trajner të ri?

Paulo Fonseka mund ta rinisë nga Premier Liga.

Pas dy viteve me skuadrën e Romës, të përfunduar me vendin e 5-të në sezonin e parë dhe vendin e 7-të në të dytin, tekniku portugez do të fluturojë në Angli me destinacion Londrën.

Ish-trajneri i skuadrës verdhekuqe është një hap larg pankinës së Totenhemit të udhëhequr nga ish-administratori i deleguar i Juventusit, Fabio Paratiçi i cili u largua nga “Zonja e Vjetër” pas 11 vitesh.

Kontaktet kanë qenë të avancuara dhe në mediat italiane thuhet se për teknikun luzitan do të jetë gati një kontratë 3-vjeçare deri më 30 qershor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat