Conte: Nëse nuk më bind projekti i ndonjë klubi, më mirë qëndroj në shtëpi

Futboll

Conte: Nëse nuk më bind projekti i ndonjë klubi, më mirë qëndroj në shtëpi

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 09:11
Conte: Nëse nuk më bind projekti i ndonjë klubi, më mirë qëndroj në shtëpi

“Fitorja e Scudettos ishte një ndjenjë e veçantë, nuk mund ta mohoj”, tha ai. “Deri para pak ditësh ishim duke festuar Scudetton, por vala e trishtimit dhe melankolisë ishte e menjëhershme duke zëvendësuar atë të kënaqësisë enorme kur takova tifozët nëpër rrugë duke më falënderuar”, shtoi ai. “Paraja nuk është një obsesion për mua, unë […]

“Fitorja e Scudettos ishte një ndjenjë e veçantë, nuk mund ta mohoj”, tha ai.

“Deri para pak ditësh ishim duke festuar Scudetton, por vala e trishtimit dhe melankolisë ishte e menjëhershme duke zëvendësuar atë të kënaqësisë enorme kur takova tifozët nëpër rrugë duke më falënderuar”, shtoi ai.

“Paraja nuk është një obsesion për mua, unë i shikoj projektet që më propozohen dhe jam i gatshëm t’i refuzoj ato nëse nuk bindem”, tha Conte.

“Mua më pëlqejnë sfidat e vështira, por nëse ka diçka që një klub nuk ka ose nuk më bind, preferoj të them, jo faleminderit”, përfundoi Antonio Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat