Pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian EURO20, kanë filluar disa probleme të vogla te kampi i Francës.
Ashtu siç raporton L’Equipe, Mbappe është tejet i zemëruar me disa komente të sulmuesit, Olivier Giroud.
Giroud të martën pasi shënoi dy gola kundër Bullgarisë, bëri një koment që ka prekur yllin e PSG-së.
Ai tha: “Ndonjëherë ju vraponi dhe topi nuk arrin te ju. Mendoj se ne duhet të kemi një lidhje më të ngushtë. Duhet ta gjejmë njëri-tjetrin, kaq e thjeshtë”.
Pas kësaj deklarate, Mbappe thuhet se ka kërkuar të paraqitej në konferencë për shtyp për ta bërë një deklaratë.
Aventurën në EURO20, Franca e nis të martën më 15 qershor dhe luan kundër Kombëtares së Gjermanisë.