“Topçinjtë” dëshirojnë që ta përforcojnë repartin e mbrojtjes.
Klubi londinez Arsenal ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Brighton, anglezin Ben White, raporton “Mirror”.
“Topçinjtë” i bashkohen garës për shërbimet e 23 vjeçarit me skuadrat e tjera angleze të interesuara në të si Liverpooli, Tottenham dhe Manchester United.
White, i cili u ftua nga trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate në grumbullim për Kampionatin Evropian 2020, besohet që kartoni i tij mund të kap shifrën prej 58 milionë eurove.