Për Giorgino Wijnaldum nuk ka më dyshim.
E ardhmja e tij nuk do të jetë Barcelona por Paris Saint Germain.
Parizienët mposhtën konkurencën me katalanasit me një ofertë të parezistueshme për lojtarin i cili ishte pa kontratë dhe tani do të firmosë për 3 sezone me skuadrën e drejtuar nga Pochettino.
Mesfushori holandez ka kaluar testet mjekësore dhe pas kampionatit Europian do të nisë edhe aventurën e re me klubin që do ta paguajë plot 10 milionë euro në vit për 3 sezonet e ardhshme.