Shqiptari rikthehet në Hajduk të Splitit 

Futboll

Shqiptari rikthehet në Hajduk të Splitit 

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:03
Shqiptari rikthehet në Hajduk të Splitit 

Faqja “hajduçke vijesti” ka bërë të ditur se ka rikthyer futbollistin shqiptar, Emir Sahiti. 

Hajduku nga Spliti është skuadër me renome dhe rivali më i madh i Dinamos nga Zagrebi. 

“Emir Sahiti rikthehet te Hajduku pasi luajti shkëlqyeshëm në huazim në Shibenik sezonin e kaluar, ku shënoi shtatë gola në 33 ndeshje kampionale dhe regjistroi dy asistime.

Shibeniku kishte mundësi blerje për 500.000 euro, por nuk e shfrytëzuan, edhe Sahiti kishte dëshirë të kthehej te Hajduku aty ku donte ta provonte veten.

Pra, deri më tani Todoroviq, Mujakiq, Jradi, Krekoviq dhe Umut janë larguar, kontrata e Livajës është zgjatur, erdhi Elezi, dhe Sahiti e Eduoku po kthehen ngahuazim”, njofton kjo faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat