Futbollisti Granit Xhaka me shokë është gati për Kampionatin Evropian.
Kapiteni i Zvicrës premton maksimumin.
“Të luash në Kampionat Evropian është një ëndërr për çdo lojtar, qoftë si një i porsaardhur apo si një lojtar me përvojë si unë.
Jam shumë i motivuar dhe i uritur për të bërë diçka të veçantë për vendin tonë me ekipin tonë”, tha Xhaka mes të tjera për “Blick”.
“Ne kemi potencialin për të bërë histori”, thotë Xhaka.