Ylli i West Ham ka treguar që nuk e ka provuar kurrë birrën, por do ta provojë nëse “Tre Luanët” shpallen kampion te këtij kampionati veror.
Declan Rice ka premtuar që do ta pijë birrën e tij të parë në jetë nëse Anglia e fiton Kampionatin Evropian 2020.
Ylli i West Ham e ka pranuar që nuk është fans i alkoolit por do të bënte përjashtim nëse “Tre Luanët” do të kthehen në shtëpi me trofeun.
Rice, i cili është 22-vjeçar, pritet të luajë një rol kyç për Anglinë në kampanjën e Euro 2020, të cilin e fillojnë të dielën me ndeshje kundër Kroacisë.
“A e dini që deri sot, nuk e kam provuar kurrë birrën, dhe jam 22 vjeçar! Kjo është e vërteta. Kurrë se kam provuar, nuk më pëlqen të pi. Nuk më pëlqen alkooli. Një gllënjkë? Jo. E di që është jashtë temës, por kurrë nuk e kam provuar birrën. Njerëzit çuditën. Nuk më pëlqen shija e saj, kështu që nuk iu kam afruar kurrë”, tha Rice.
I pyetur nëse do të provonte një birrë nëse Anglia do ta fitonte Evropianin 2020, Rice u përgjigj:
“Po. Do ta provoj një herë, por besoj që do ta pështyj jashtë”, u përgjigj ai.
Anglia do ta fillojë Kampionatin Evropian 2020 me përballje kundër Kroacisë, para ndeshjeve të tjera në fazën e grupeve kundër Skocisë dhe Republikës së Çekisë.
Skuadra e Gareth Southgate do të ketë si avantazh ndeshjet si vendase, ku të tri ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Wembley”.