Bayern Munich do të kursejë.
Dayot Upamecano do të duhet të presë 15 ditë para se të veshë zyrtarisht fanellën e klubit kampion të Gjermanisë.
Arsyeja? klauzola prej 42.5 milionë eurosh që Bayern ka ushtruar për t’ia marrë Leipzig-ut është e vlefshme duke filluar nga 15 korriku.
Kështu, për të shmangur pagesën e 200.000 eurove rrogë në periudhën 1-15 korrik, bavarezët do ta lejojnë mbrojtësin francez të stërvitet me Leipzig dhe vetëm më pas do të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann.