Duket se do të mbarojë vetëm pas një sezoni aventura e Miralem Pjaniç te Barcelona.
Mesfushori boshnjak ka zhgënjyer në Katalonjë dhe tani mund të kthehet tek Juventus.
Koeman e ka nxjerrë në shitje, por deri tani nuk ka asnjë ofertë për lojtarin.
Kështu, zgjidhja e vetme mund të jetë huazimi, një hipotezë që shkon në favor të Juventus, e interesuar për ta rimarrë futbollistin në Torino, sipas Rac-1.
Massimiliano Allegri dhe lojtari kanë folur kohët e fundit pas zyrtarizimit të kthimit të trajnerit në drejtim të Zonjës së Vjetër.
Pjanic, i cili ka një kontratë deri në 2024-ën me Barçën, mund t’i kërkojë klubit spanjoll ta huazojë deri në 2023-shin tek Juventus.