Spanja është një nga kombëtaret që para se të nisë Europiani është prekur nga COVID-19.
Sergie Busquets dhe Markoc Lorente janë në izolim ndërsa tashmë trajneri Luis Enrique i trembet një përhapje të koronavirusit gjatë kohës së turneut.
Ndaj, së fundmi tekniku i La Roja-s, ka kërkuar që lojtarët e tij të vaksinohen sa më shpejtë.
“Në rast se do të arrinim në një akord, do të më pëlqente që lojtarët të vaksinoheshin sa më shpejtë të ishte e mundur. Do të më bezdiste shumë që të mos kisha mundësinë të mbështetesha te një futbollist, por deri tani nuk kemi konfirmime për një datë vaksinimi”, u shpreh Luis Enrique.