Rënia në Ligën e Parë të Kosovës, i ka kushtuar Trepçës ’89

Futboll

Rënia në Ligën e Parë të Kosovës, i ka kushtuar Trepçës ’89

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:22
Rënia në Ligën e Parë të Kosovës, i ka kushtuar Trepçës ’89

Rënia në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, i ka kushtuar Trepçës ’89, edhe në aspektin e fondit të lojtarëve.

Ardian Muja, ka mbetur pa kontratë dhe mund të largohet nga mitrovicasit.

23-vjeçari, është duke shqyrtuar ofertat tjera që kanë ardhur në drejtim të tij, pasi interesimi nga klubet e Superligës, për Mujën është i madh.

Ardian Muja, luajti si mbrojtës i krahut të majtë në këtë edicion, duke sakrifikuar pozitën e tij për 89-shin.

Futbollisti mitrovicas mund të luajë në shumë pozicione, qoftë në ofanziv dhe në defanziv, shkruan gazetaolle

Marrë parasysh cilësitë që ka dhe përshtatja në shumë pozicione, Ardian Muja, shihet si lojtar adekuat për shumë ekipe të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat