Në stadiumin e qyetit në Gostivar u zhvillua ndeshje e dytë balortazhit për plotësimin e dy vendeve në Ligën e Dytë në grupin Perëndim mes Besës së Dobërdollit dhe Fortunës së Hasanbegut. Pas një loje dramatike dhe me kthesa të shumta fitore historike shënoi ekipi i Dobërdollit, KF Besa qw mundi Fortunën e Hasnabegut me rezultat 6:3.
Kjo fitore për dobërdollasit është historike pasi së bashku me ekipin Voska të Ohrit kanë siguruar kualifikim në Ligën e Dytë në grupin Perëndim. Për këtë sukses meritore janë gjitha në ekipin e Besë duke filluara nga sponsori, kryesia e klubit stafit teknik, futbollistët dhe të gjithë që kanë përkrahur klubin.
“Është një sukses historic për KF Besa të Dobërdollit, por kësaj radhe do të thoja se merritori më i madh është sponsori i jonë, kryesia, stafi teknik dhe gjithësesi janë futbollistët të ciilët dhanë maksimumin për kë sukses historik.
Ndeshja e radhës me Voskën të dielën do të dëshmojë forcën tone të vërtet pasi të dyja ekipet tanimë jemi kualifikuar në Ligën e dytë. Urime të gjithëve, urime tifozëve tanë” deklaroi menjëher pas këtij suksesi historik trajneri Amir Veliu.
Të dielë po në Gostivar zhvillohet ndeshja e tretë e balotazhit mes dy ekipeve që tanimë kanë siguruar kualifikim në Ligën e Dytë republikane të futbollit KF BESA – KF VOSKA.