Ndryshime të mëdha te Roma. Pasi Mourinho u zgjodh si trajner për sezonet e ardhshme, sot ka ardhur lajmi se shoëman i famshëm dhe gazetari Maurizio Costanzo do të jetë kreu i strategjive të komunikimit të Romës.
Këtë e bën të ditur vetë gazetari me një shënim të shkurtër.
“Unë nënshkrova një marrëveshje me AS Roma si shefi i strategjive të komunikimit”, shkruan Costanzo.
“Unë do të jap kontributin tim për të shpjeguar mirë Romën dhe Romakët dhe për t’u përpjekur të rindërtoj klimën e dashurisë me tifozët drejt Romës. E bukur të bësh pasionin një profesion”.