Erijon Konjufca: Është emocion i veçantë të debutoj në Superligën e Kosovës

Futboll

Erijon Konjufca: Është emocion i veçantë të debutoj në Superligën e Kosovës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:31
Erijon Konjufca

Kosova ka një armatë të futbollistëve të talentuar dhe që premtojnë shumë në të ardhmen.

Një klub që po befason të gjithë me organizim, punë dhe lojëra të mira padyshim është edhe “Roni U-19” nga Podujeva, që ka kryetrajner Faruk Statovcin, ish futbollistin e mirënjohur. 

Statovci ka bërë punë të madhe duke e ndërtuar ekip cilësore dhe janë kampion të Ligës së Parë të Kosovës U-19. 

Image

“Roni U-19” zuri vendin e parë me 41 pikë apo më shtatë pikë më shumë se Podujeva, e cila përfundoi në pozitën e dytë.

Një talent që pritet shumë në të ardhmen, është edhe Erijon Konjufca, qendërsulmues dhe sulmues i krahut të djathtë të “Roni U-19.

Konjufca është krenar që luan për këtë ekip dhe u inkuadruan në Superligën e Kosovës U-19. 17-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka 7 asistime.

Image

 
“Bota sot”: Si ndjehesh në klubin ‘Roni U-19’, tani anëtar i ri i Superligës?
Erijon Konjufca:
Ndihem mirë, pasi sezonin e ri garojmë në Superligë dhe mundem me tregu veten më shumë, që me depërtuar në tregun e jashtëm.

“Bota sot”: Sa ishte e vështirë të arrini në vendin e parë dhe kë e keni pasur rival të madh?
Erijon Konjufca:
Vështirësi të mëdha nuk kemi pas. Rival për titull e kemi pas KF Podujevën, ku kemi qenë 7 pikë para tyre dhe jemi shpall kampion dy javë pa mbaru kampionati.

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merreni me futboll, kush iu ka mbështetur?
Erijon Konjufca:
Me futboll kam filluar prej 8 vjetësh. Mbështetësi më i madh ka qenë familja por më së shumti ishte babai që më ka shty me ndjek ëndrrën.

Image

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?
Erijon Konjufca:
 Synimet e mija jonë sa më shpejt me dal në tregun e jashtëm dhe t’i kapi majat e futbollit, po ashtu edhe ta përfaqësoj Kosovën.

“Bota sot”: Cilin klub e keni për zemër e cilin lojtar idhull?
Erijon Konjufca:
Klubi im i zemrës është Liverpool-i, kurse idhulli im është Kylian Mbappe.

“Bota sot”: Tani në Superligë, me cilën skuadër doni të takoheni në start dhe a është një emocion edhe për ju?
Erijon Konjufca:
Dua të takohem me skuadrën e Ballkanit sepse mendoj se ata kanë një nivel sa të ekipit tonë. Është një emocion i veçantë të debutoj në Superligën e Kosovës për juniorë.

“Bota sot”: Çfarë premton si sulmues?
Erijon Konjufca:
Premtoj se do të mundohem më shumë gola dhe asistime të ndihmoj ekipin deri në pikën e fundit dhe pse jo deri në fitimin e titullit.

“Bota sot”: A është vështirë të punosh me Faruk Statovcin?
Erijon Konjufca:
Vështirësi pak por është vërtet edhe kënaqësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat