Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Diego Llorente, ka dal negativ me COVID-19.
I njëjti pritet që të rifillon stërvitjet me skuadrën spanjolle të premten, pas një ritestimit që do të ketë, bën të ditur BBC.
Lorente dhe kapiteni Sergio Busquets, ishin testuar pozitiv gjatë fillimit të javës.
Të dy munguan në fitoren e Spanjës 4:0, të martën kundër Lituanisë.
Spanja ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, do ta luajë kundër Suedisë, të hënën e 14 qershorit.