Kampionati Europian nis me një copëz Shqipërie!
Shqipëria nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020, megjithatë aroma kuqezi nuk do të mungojë në këtë kompeticion.
Në sfidën hapëse të Europianit mes Turqisë dhe Italisë në orën 21:00, do të këndojë këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta.
40 vjeçari do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë, me këngën “Uno” dhe do të shoqërohet nga kolegu i tij, Andrea Bocelli, i cili do të këndojë këngën legjendare “Nessun Dorma”.