“Dy zgjedhjet e Mancini-t për të ëndërruar përsëri net magjike”

Futboll

“Dy zgjedhjet e Mancini-t për të ëndërruar përsëri net magjike”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:32
Mancini

Italia po përgatitet për debutimin në Europian dhe dy në veçanti, shkruan La Repubblica, janë kandidatët për të përsëritur magjitë e të famshmit Toto Schilaci.

I pari është Ciro Immobile, Këpucë e Artë në 2020-ën, por jo shumë i suksesshëm me fanellën e kombëtares, dhe i dyti është Domenico Berardi, një lojtar që nuk ka arritur asnjëherë të shprehë të gjithë potencialin e tij.

Të gjitha të dhënat çojnë tek ata të dy, favoritë për të formuar treshen e sulmi bashkë me Insigne-n në debutimin kundër Turqisë.

Ciro sapo ka kapur në kombëtare dy legjenda si Pirlo dhe Orsi në kuotën e 13 golave dhe është golashënuesi më i mirë i “Axurrëve” në aktivitet, por nuk mjafton.

Në këto orë është i lumtur për uljen e Sarri-t në stolin e Lazio-s, por i mungon lavdia me kombëtaren. Domenico është i dashuruar me jetën e provincës dhe është alergjik ndaj dritës së projektorëve, që të premten do të jenë të ndezur në të parën e netëve magjike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat