Gjiganti italian, Juventus është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Juventus ka shprehur interesim të nënshkruaje me sulmuesin, Harry Kane.
Trajneri i ri i “Bianconerëve”, Allegri, dëshiron transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Kane ka kërkuar largimin nga Tottenham, dhe po synon të nënshkruajë në një ekip ku mund të fitojë trofe.
Interesim për 28- vjeçarin, kanë shprehur shumë skuadra, por problem mbetet çmimi i lartë i kërkuar nga Tottenham, dhe rroga e madhe e futbollistit.