Pritjes së madhe i erdhi fundi, kampionati europian nis rrugëtimin këtë të premte. Pandemia spostoi evenimentin, por tashmë më në fund gjithcka është gati. 24 kombëtare me synimin për të ngritur lart trofeun. Në Olimpico të Romës në Itali, kampionati europian do të nis garën dhe sfida hapëse e evenimentit do të jetë Turqi-Itali.
Të kaltërit fazën kualifikuese e përmbyllën në mënyrën më të mirë, me 10 fitore në po kaq ndeshje, asnjë humbje asnjë barazim, një skuadër që funksionin në mënyrë perfekte, me 37 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.
Në total janë 22 sfida të fituara dhe 5 barazime, më mirë se kaq të kaltërit kanë bërë më 1930 me 30 sfida pa humbje. Pasi dështoi kualfikimin për në Botërorin e 2018, Italia do të provojë të rrëmbejë trofeun e europianit, sukses që i mungon atyre që prej 1968.
Fakti që skuadra e Mancinit do të luajë ndeshjen hapëse në shtëpi, i bën ata të ndjehen disi me komod edhe më të favorizuar edhe pse përballë Turqisë surprizat nuk mund të përjashtohen. Përfaqesuesja ballkanase e mbylli fazën kualifkuese në vendin e dytë në Grupin H, teksa tashmë synon që aventura e tyre të zgjasë sa shumë në Europian.
Në sfidat ems tyre, në 7 përballje në total Truqia nuk ka arritur të fitojë dot kurrë, teksa maksimumi që ka arritur janë 3 barazime dhe 4 fitore për të kaltërit. Për herë të fundit këto dy kombëtare përballeshin mes tyre në një kampionat europian në vitin 2000, asokohe të kaltërit triumfonin me shifrat 2-1. Këtë herë objektivi është i njëjtë.