Drejtuesit e Fiorentinës po punojnë fort në merkato për t’i dhuruar trajnerit Rino Gattuso një skuadër kompetititve për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, klubi vjollcë ka nisur bisedimet me klubin e Stuttgartit për kartonin e Nicolas Gonzalez, i cili mund të luajë në karhun e majtë dhe në të djathtë.
Gjithashtu 23-vjeçari mund të aktivizohet edhe në qendër të sulmit dhe për këtë trajneri Gattuso insiton ta aforjë sa më pare në skuadër.
Palët janë ende në bisedime pasi Stuttgarti për të lënë të lire argjentinasin kërkon jo më pak se 25 milionë euro, shumë të cilën, klubi toskan mund ta arrijë duke futur në lojë bonuset.